Duket se ish-konkurrenti nuk mund ta duroj Sindin.
Mbrëmjen e kaluar, Sindi u rikthye në “Përputhen” pas një deklarate në rrjete sociale se dëshironte t’i kërkonte falje Julit për debatin e “vajit të Borshit”, produksionit dhe publikut
Debatin e tyre e ka ndjekur edhe ish-konkurrenti Fation Kuqari, i cili s’ka duruar dot më gjatë dhe ka dhënë komentin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ai ka publikuar një foto të Sindit, të cilës i ka vendosur një emoji të madh në fytyrë, teksa shkruan se ajo i duket njeriu më antipatik dhe i vjen të thyejë televizorin kur e sheh.
“Booo nëse do e thyej TV, i vetmi person do të jetë për këtë… Shkatërrim nervash. Ndjesë të gjithëve se s’doja të reagoja fare, po shumë antipatike.”, shkroi ai.
