Ai nuk e ka profesionin e njëjtë si të babait të tij dhe ndoshta kjo është njëra ndër arsyet se përse është i kursyer nga jeta publike.
Megjithatë, Sabri Fejzullahu sot ka zgjedhur ta publikojë një imazh në Instagram me të, teksa shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
“Djali i jem i madhi Armend – Votra”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë Sabri Fejzullahu.
Ndryshe, këngëtari në rast festave publikon imazhe me të por jo shumë shpesh siç ka bërë këtë herë.
Rikujtojmë se Sabri Fejzullahu e ka edhe një vajzë nga martesa e tij e parë.
