Sindi së fundmi ka kërkuar falje për situatën e krijuar.
Konkurrentja e “Përputhen”, Sindi Loci ka shkaktuar një situatë të pakëndshme për shkak se pati një debat të ashpër me Juljanin.
Sindi së fundmi ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku i kanë përmendur edhe ‘shakanë’ e vajit ekstra të virgjër të Borshit, prej të cilës nisi gjithçka.
Pasi bëri namin në studio, e quajti këtë koment seksizëm e bullizëm, Sindi ka vendosur të “ndryshojë pllakën”.
Ajo ka nisur të bëjë batuta me vajin ekstra të virgjër, teksa dikush i shkruan “Ckemi virgjëreshë”.
“Heyyy jam ekstra e virgjër, vaj Borshi.. po më ofendon tani.”