Butrint Imeri së fundmi përmes Instagramit ka lansuar baladën më të re.
Pas publikimit të projektit të fundit muzikor, “Phantom” i cili tashmë ka arritur rreth 16 milion shikime, këngëtari kishte paralajmëruar një befasi tjetër për fansat.
Siç na kishte paralajmëruar, surpriza e tij erdhi sonte dhe ishte një super baladë dashurie.
Butrinti ka kënduar në mes të dëborës për të gjitha zemrat e vetmuara dhe fansat i janë falënderuar mjaft shumë për këtë video.

Ndërsa para disa orësh ai ka zbuluar se tashmë videoja e postuar ka kaluar shifrën prej 500 mijë klikimesh në Instagram dhe sigurisht se po i gëzohet mjaft shumë kësaj arritje.