Edona Llalloshi ka publikuar foton më të ëmbël të djalit të saj dhe me rastin e 5-vjetorit të tij, ka shkruar dhe një urim të ndjerë.
“Nur, gëzuar ditëlindjen shpirti nanës. Dashuria jonë 5 vjeç”, ka shkruar ajo.
Sigurisht këto janë vetëm pak fjalë për emocionet e Edonës në një ditë si kjo, por përdorimi i dialektit i jep një ngjyrim veçanërisht të bukur.
Këngëtarja është nënë edhe e një vajze më të rritur dhe shpesh publikon foto të saj dhe djalit.
