Bashkëpunimi i dyshes ka rezultuar i suksesshëm.
Tayna dhe Flori nuk ka shumë ditë që publikuan projektin “Magdalena”.
Kënga e re e tyre u realizua me videoklip në të cilin Tayna u shfaq joshëse me veshjet që kishte zgjedhur.
Përmes një postimi në historinë e saj në profilin zyrtar në Instagram, këngëtarja falënderoi bashkëpunëtorët në projektin e ri.
“Magdalena”, ka arritur 2.8 milionë shikime në YouTube dhe Tayna sigurisht se i është gëzuar këtij suksesi.
“Flori Mumajesi gjithmonë kënaqësi të punoj me një artist si puna jote e pastaj normal rezultati dihet 2,3 milionë and of course dhe best Cricket Music”, ka shkruar Tayna.
