Endrit Thaçi, djali i ish- presidentit të vendit Hashim Thaçi ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.
Ai ka pozuar krahë djalit të Kadri Veselit, ish- kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Endriti i është referuar Kletorit si vëllau.
Të dy njejtë mbajnë veshur bluzat me mbishkrimin e veçantë “Liria ka emër”.
Vlen të përmendim faktin se ish- krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë tash e 4 muaj, pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.
