Edhe pse ndodhet në arrati prej disa muajsh, reperi i njohur Stresi është shumë aktiv në rrjetet sociale.
Në postimin e fundit, ai ka ndarë një foto të një bisede me kamerë të zhvilluar me shokët e tij.
Ndërsa në mbishkrimin e fotos, Stresi thotë se nuk i shet shokët, nga që këtë ndjenjë e ka provuar vetë.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Stresi është në duet me Getinjon, me titull “Jam dorëzu”.