Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi do të rikthehet me disa nga këngët e tij të cilat do t’i këndoi live.
Me datën 28 të këtij muaji, pra në muajin shkurt do kemi mundësi ta dëgjojmë duke interpretuar live projektet e tij muzikore,
Armend Rexhepagiqi, do të shfaqet në Klan Arena e cila në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ka dhënë mundësinë e paraqitjes së një mini-koncerti prej orës 20:45 artistit.
Tashmë është publikuar një poster i këngëtarit i cili tregon detaje nga performanca e tij.
Theksojmë se, disa nga artistët e estradës e kanë mirëpritur këtë nga Armend Rexhepagiqi, teksa e kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare për t’i dhënë përkrahje.
Ndryshe, Armend Rexhepagiqi ka vendosur t’i vë emrin ”Edhe një herë” kësaj performance pasi po rikthehet edhe njëherë pas sa kohe mungese në muzikë.