Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 461 raste të reja me koronavirus, por kjo si duket nuk po iu bën përshtypje as qytetarëve e as këngëtarëve në Kosovë.
Sonte në “BabClub” në Prishtinë është organizuar një aheng ku këngëtar ka qenë Ermal Fejzullahu
Në këtë aheng shihet numër i madh i njerëzve të cilët sigurisht nuk brengosen as për distancë e as për maskë.
Një lexues i portalit lajmi.net e ka dërguar një video në adresë të redaksisë duke thënë se as polici e as inspektorë nuk janë parë në këtë lokal të Prishtinës.
Ditët e fundit në Kosovë janë rritur rastet e reja ditore me COVID-19.