Protagonistja e “Përputhen” ka njoftuar se i ka ndërruar jetë një person i shtrenjtë.
Sindi përmes një postimi në Instgaram njoftoi se gjyshi i saj i ka ndërruar jetë
Ajo ka publikuar imazhin e shiritit të zi, teksa ka shkruar edhe disa fjalë lamtumirëse për gjyshin e saj.
“Jeta është plot me surpriza herë nga surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zëmra na bëhet mal , kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur na ngushtohet dhe fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit më të dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do të kesh një udhëtim shumëngjyrshësh. E kështu ishte edhe jeta jote gjysh i dashur. Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Sindi.
Ndryshe, konkurrentja e emisionit ka qenë temë debati së fundi pas disa replikave të ashpra mes saj dhe Julit.
