Travis Scott po hetohet për shkelje të mundshme të rregullave të koronavirusit pasi grumbulloi disa fansa derisa njoftoi vendndodhjen e tij në internet.
Reperi, 28 vjeçar bëri bujë derisa qëndronte në mes të një rruge në Los Anxhelos, i rrethuar nga të rritur të rinj të cilët dëshironin të fotografoheshin me të
Sipas TMZ, zyrtarët e qytetit kanë nisur një hetim mbi ngjarjen sepse ai nuk kërkoi leje për të mbajtur tubimin publik.
Departamenti i Punëve Publike të Los Anxhelosit thuhet se i tha botimit se po shikonin nëse ylli amerikan theu rregullat e pandemisë.
Mediat e huaja kanë zbuluar se nuk i ishte dhënë ndonjë leje për ngjarjen e minutës së fundit dhe qyteti ka hezituar t’i ofrojë ato në muajt e fundit për shkak të krizës globale.
Është sugjeruar që departamenti do të ndërlidhet me zyrën e Prokurorit të Qytetit për të parë se çfarë veprimi duhet të ndërmerret, duke përfshirë një gjobë të mundshme.
Travis së fundmi u gjobit me dyqind dollarë për një ngjarje të ngjashme të cilën ai e priti në Downey, megjithatë gjoba u mbulua nga McDonald’s.
MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Travis për më shumë komente por nuk kanë marrë ndonjë përgjigjje.
Përkundër gjithë dashurisë që iu tregua, siguria u detyrua përfundimisht të ndërhynte dhe ta distanconte atë nga turma.