Aktorja amerikane Halle Berry ka filluar bashkëpunimin me rrjetin Netflix për filmin ri, ku përveç se producentë do të ketë edhe rolin kryesor në film.
Sipas magazinës “Deadline”, aktorja 54 vjeçare do të jetë pjesë e filmit aventurë dhe fiksion të titulluar “The Mothership”.
Halle Berry në film do të shfaqet në rolin e bashkëshortes Sara Morse, të cilës i është zhdukur bashkëshorti një vit më herët në fermën e tyre.
Kur zbulon një objekt jashtëtokësor përreth shtëpisë Sara dhe fëmijët e saj mundohen të gjejnë bashkëshortin duke u sfiduar me vështirësi përgjatë rrugës.
Nuk është hera e parë që Halle Berry bashkëpunon me platformën “Netflix”, teksa nuk ka informata të tjera se kur do të fillojnë xhirimet për filmin “The Mothership”.