Këngëtari Shpat Kasapi ka pak kohë që kurorëzoi me fejesë dashurinë me Selvije Jaon.
Së fundi, dyshja e kanë uruar aktorin Rezart Veleshnjan me rastin e ditëlindjes, duke i dërguar një videomesazh.
Me këtë rast u zbulua edhe një detaj në lidhje me këngëtarin dhe fejesën e tyre, e që kuptohet se ata shumë shpejt do të martohen.
Kështu ka lënë të kuptohet Rezarti me videon ku shkroi “Kjo eshte dhurata me e bukur qe mora per 35 vjetorin qe ju do martoheni shume shpejt mora vesh! Rrofsh vllai im. Selva je moter”, shkruan ai.
