Në puntatën e sotme, ajo që u vu re ishte mungesa e Atdheut dhe Sindit. Por, për këtë gjë nuk mungoi sqarimi i Bora Zemanit, e cila tregoi se çfarë ka ndodhur.
Kjo e fundit, tha se Atdheu mungon për shkak se është infektuar me Covid, duke i uruar atij shërim të shpejtë.
Ndërsa, për Sindin tha se një i afërmi i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më konkretisht, Bora është shprehur se:
"Atdheu nuk do të jetë në ditët në vijim sepse është infektuar me Covid, ne i urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet sa më shpejt në studio. Sindi nuk do të jetë pasi ka një të afërm në gjendje të rëndë. Ne i urojmë shërim të shpejtë dhe sigurisht edhe atë e presim sa më shpejt në studio".