Këngëtari i njohur shqiptar tha se është pa punë.
Ermal Fejzullahu është njëri ndër këngëtarët më të dashur të popullit shqiptar
Ai njihet për këngët dhe performancat e tij në vende të ndryshme në të cilët jetojnë shqiptarët.
Ermali përmes një ‘interviste’ në rrjete sociale me fansat e tij ka zbuluar shumë të pathëna, e njëra ndër to ishte se ai është pa punë.
Kur u pyet nga një fans se a do të mund t`i gjente punë në Prishtinë, këngëtari u përgjigj se ai vetë është pa punë tani.
“Gjema ni pune në Prishtine të lutem?”, shkroi ndjekësi.
“Gjema edhe ti mu se pa pune jem”, ishte përgjigja me humor e këngëtarit.
