Enca Haxhija është një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.
Këngëtarja përveç skenës muzikore, ajo është mjaft aktive edhe në rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan imazhe nga përditshmëria e saj
Së fundi ajo na ka bërë të gjithëve të qeshim me një gjest që ka bërë për gjyshin e saj.
Ajo në një letër ka shkruar instruksionet, se si gjyshi i saj ta ketë më të lehtë, për të përdorur “Whatsapp-in”.
Kujtojmë se Enca ka pak ditë që ka publikuar në Spotify këngën më të re, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe po ka një sukses shumë të kënaqshëm.