Irkenci solli një tjetër këngë të re.
Irkenc Hyka është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen shumë nga publiku
Këngëtari sapo ka lansuar këngën e tij më të re, e cila edhe kësaj radhe është e zhanrit baladë dhe titullohet “Dehur”.
Kënga në fjalë është me tekst dhe muzikë nga vet Irkenci, ndërsa për pjesën e miksimit është kujdesur JoJo.
“Dehur”, u shoqërua edhe me videoklip, të cilin e punoi Unix Production.
Më poshtë mund ta dëgjoni baladën më të re nga Irkenc Hyka, e cila edhe këtë herë ka për temë dashurinë.