‘Nxehen’ sërish gjakrat në ‘Përputhen’.
Edhe puntanta e sontme e ‘Përputhen’ u përcoll me debat nga konkurrentët në studio.
Sot (e premte), u transmetua takimi i Andit me Sarën, meqë rast dyshja u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Andi dhe Sara vendosën që takimin e tyre të parë ta bënin në natyrë, ai e kapi Sarënë në krahë, duke thënë se po stërvitej.
“Unë, ti dhe natyra, treshe”, i tha Andi.
Dhe pikërisht kjo deklaratë shkaktoi debat në studio, ku Jasmina iu kthye ashpër Andit, duke i kërkuar t’ia sqaronte atë ‘treshen’.
“Jemi unë, Sara dhe natyra, treshe”, u shpreh Andi.
Më pastaj, Jasmina ia kthen “Pse nuk thua dot unë, ti dhe natyra?”, por nuk mungon replika e Andit, i cili i thotë se nuk ka faj që e keqkupton.
Këto skena xhelozie nga Jasmina vijnë pasi kohën e fundit Andi dhe ajo ishin shumë të afërt dhe shkëmbyen edhe puthje.