Sara ‘thumboi’ Jasminën me foton e fundit.
Takimi mes Andit dhe Sarës ka nxitur debat të madh në studio, sidomos nga Jasmina.
Jasmina tha se Andi nuk tregoi respekt për të në këtë takim, ani pse ai tha se ishte më i ngurtë për shkak të saj.
Megjithatë, Sara nuk u ndal me kaq dhe së fundi publikoi një fotografi krah Andit, ku në mbishkrimin e fotos hodhi kunja.
“Per inat te vjehrres shkova me mullixhine”, ka shkruar ajo.
Sara u komentua shumë edhe për takimin që pati me Atdheun, ngase i dhuroi puthje që në takim të parë.
Ndërsa, Atdheu nuk ishte ndalur me kaq dhe e kishte puthur atë në “Përputhen Prime”.