Këngëtari i ndjerë Dr. Flori sot do të festonte ditëlindjen.
Në kujtim të tij, e ka kujtuar Rolandi njëri nga anëtarët e grupit.
Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ai ka publikuar një video, teksa shihet Dr. Flori duke përformuar dhe ka shkruar disa fjalë prekëse për të.

Ndryshe, Florian Kondi i njohur si Dr. Flori ka ndërruar jetë në vitin 2014 si pasojë e mbidozës me kokainë.