Modelja e njohur ka publikuar disa imazhe nga pasqyra duke reklamuar çantën e saj.
Hailey Bieber ka postuar fotografi të premten të çantës së saj të markës “La Medusa”.
24-vjeçarja dukej joshëse teksa u shfaq e relaksuar me një selfie para pasqyrës duke zbuluar edhe detaje tjera nga ambienti ku ka pozuar por vëmendja ishte te çanta e saj luksoze.
Hailey kishte veshur një veshje me ngjyrë të zezë me mëngë të gjata, teksa vuri në duar çantën e zezë në pëllëmbën e saj, duke nxjerrë në pah logon e artë të pasur “Medusa”.
Modelja duket se po mbante versionin më të vogël të çantës “La Medusa”, e cila shitet për rreth 1,700 dollarë, në krahasim me çantën me madhësi standarde, e cila kushton afër 2,300 dollarë mesatarisht.

