Reperi i njohur feston ditën e nesërme ditëlindjen.
Data 29 shkurti është ndër më të rëndësishmet në jetën e Capital T.
Reperi në këtë datë feston ditëlindjen e tij të 29 dhe këtë vit ai duket se do ta festojë larg familjes por në një vend mjaft të bukur.
Capital T për momentin gjendet në një ishull të Kolumbisë teksa edhe ndan fotografi të shumta në profilin e tij në Instagram, ndërsa me rastin e ditëlindjes së tij ai ka postuar një imazh ku shihet me një ëmbëlsirë të kuqe e në formë zemre në dorë.
Nuk dihet se kjo ëmbëlsirë a ishte dhuratë nga një person i veçantë apo nga personeli i hotelit ku po qëndron.