Këngëtarja nga Shqipëria po vazhdon lidhjen me Genc Prelvukajn tash e sa kohë.
Çifti shihen pothuajse çdoherë së bashku duke qenë pranë njëri-tjetrit.
Edhe së fundi kanë shijuar një darkë me shoqëri ku shihet edhe babai i Gencit me pjesëtarë tjerë të familjes.
Eni ka postuar një video në profilin e saj në Instagram të babait të këngëtarit i cili shihet duke kënduar dhe ajo e ka quajtur vjehrrin më të mirë.
“Unë e kam vjehrrin ma t’mirë, m’i qan këto këngë”, ka shkruar Eni në mbishkrimin e videos, teksa ka bërë të ditur se ka një raport shumë të mirë me babain e Gencit.
Ndryshe, Eni dhe Genci para disa kohe është komentuar se janë fejuar por dyshja nuk kanë zbuluar asgjë për publikun dhe fansat.