Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun Ermal Fejzullahu ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor.
Dhe arsyeja kryesore që këngëtarin nuk e shohim mjaft aktiv kohëve të fundit u shpreh se është pandemia.
Në një prononcim, Ermali tha se shumë shpejt pritet të realizoj diçka të re e që do të jetë risi.
“Jo një herë nuk ka diçka konkret dhe aryseja është shkaku i pandemisë, nëse do të bëjmë diçka do ta përgatitim shpejtë dhe do të jetë risi, por për momentin nuk kemi diçka“, tha Ermali.
Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit i Ermalit ” Përjetësi” erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Fifi, këngë kjo që numëron 23 milionë klikime në kanalin Youtube.