Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale, i cili shkruante: “Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë. Gëzuar 2021.”, shkruante ai.
Së fundmi, Don Phenom ka ndarë me ndjekësit një foto të këndshme me të birin. Ai shihet duke përqafuar dhe puthur të birin, ku shkruan: “Të dua Troi”.
Kujtojmë që reperi dhe partnerja e tij konfirmuan lidhjen në muajin Prill të vitit që lamë pas, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.