Këngëtarja ka zbuluar se kur do të lansohet projekti i ri muzikor.
Bebe Rexha tashmë njihet si njëra ndër artistet më të njohura shqiptare
Ajo tash e disa kohë ka qenë duke paralajmëruar projektin e saj muzikor të radhës në mënyra të ndryshme.
Ditë më parë në Instastory ajo zgjodhi të zbulonte pjesë nga xhirimet e klipit të ri muzikor duke shoqëruar fotografinë me disa figura të kamerës.
Ndërsa disa minuta më parë ajo publikoi një Instastory ku tregoi datën e lansimit dhe titullin e projektit të ardhshëm muzikor.
“Sacrifice” quhet kënga e cila do të jetë në platforma dixhitale me 5 mars (e premte).

