Pak ditë më parë, Dagospia shkroi se Maria De Filippi ka një klauzolë në kontratën me Mediaset, sipas së cilës Barbara d’Urso-s nuk i lejohet të merret me tema dhe të shfrytëzojë personazhe nga programet dhe transmetimet e saj.
Dagospia theksoi gjithashtu se kjo klauzolë nuk është e pranishme në kontratën e Alfonso Signorini-t (drejtuesi i reality-t Grande Fratello VIP), pasi Barbara i ka pasur thuajse të përditshme historitë në lidhje me GF VIP.
Diçka tjetër që shtoi dyshimet se lajmi i klauzolës mund të jetë i vërtetë është se dje Pippo Franco ishte i ftuar në Domenica Live, së bashku me djalin e tij Gabriele, i cili mori pjesë në Temptation Island VIP në vitin 2019. Të dy ishin të ftuar për të treguar jetën e aktorit, por diçka e çuditshme ndodhi gjatë kësaj interviste. Në asnjë moment nuk u përmend programi i Maria De Filippi-t dhe nuk u shfaq asnjë imazh nga reality show. Po ashtu, kur Barbara iu referua programit, ajo thjesht foli për një reality show.
Çuditërisht, Barbara në të kaluarën ka qenë e ftuar e Maria-s në “C'è posta per te” dhe personazhe të programit të saj “Uomini e Donne” ishin në të njëjtën kohë të ftuar në programet d'Urso-s.
Por, në kohët e fundit, personazhet e “Uomini e Donne” nuk janë shfaqur më në emisionin e Barbara d’Urso-s.
A është fakti që D'Urso nuk merret me tema dhe nuk shfrytëzon personazhe nga programet e De Filippi-t rastësi, apo është në të vërtetë një klauzolë në kontratë? Tani për tani, dy prezantueset nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë temë.