Këngëtarja Aurela Hoxha ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur Agim Krajka, në moshën 83-vjeçare.
Këngëtarja shkruan në një postim në Instagram se kompozitori la pas thesare, vepra që i rezistuan çdo sistemi.
Teksa e konsideroi “kolos të muzikës shqiptare”, ajo shkroi se këngët e njohura si “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, si edhe “Kënga e gjyshes”, mbajnë firmën e tij.
Reagimi i plotë:
Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi
Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë
firmën e tij :
“Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”,
“Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare .
Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .
U prehsh në paqe profesor,kolos i muzikes tone!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/02/auto_unnamed_41614685599.jpg)