Disa javë më parë, në emisionin “Për’puthen” u bashkua një konkurrent i ri, i cili i la vajzat pa fjalë.
Ai është konkurrenti i parë që vjen nga Maqedonia dhe quhet Arsim Abdyli. Arsimi tha se prej vitesh jeton në Zvicër dhe se ka një firmë me një mikun e tij.
Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai është baba i një djali. Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbuloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhendur portretin e vogëlushit. Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.
Deri tani, Arsimi s’na e kishte treguar asnjëherë të voglin e tij. Megjithatë, në postimin e fundit në Instagram, ai ka publikuar një foto të të birit, i cili ka ngjashmëri shumë të madhe me të atin.
“Të dua”- ka shkruar Arsimi krahas pozës ndërsa ndjekësit kanë vërshuar në komente.
Ata janë habitur nga ngjashmëria e madhe e djalit me të atin, duke i quajtur ata identikë! I vogli ka pozuar duke buzëqeshur dhe duket tepër i ëmbël.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/02/auto_2111614696492.jpg)