Pas dy vitesh lidhje, dy vajzat e njohura të showbiz-it, Cara Delevingne dhe partnerja e saj, Ashley Benson, i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Burime të sigurta për “Cosmopolitan” treguan se vajzat i kanë dhanë fund lidhjes që në fillim të muajit prill. Burimet kanë treguar se marrëdhënia e tyre kishte ulje dhe ngritje, mirëpo ende nuk dihet arsyeja e saktë e ndarjes së Cara-s dhe Ashley-t.
Që kur u nda nga Ashley, mësohet se Cara është izoluar me mikeshat e saj Margaret dhe Rainey Qualley dhe Kaia Gerber.
Mirëpo teksa Cara vuan ndarjen, Ashley nuk ka vonuar të gjejë një partner të ri. Ajo është fotografuar në krahët e reperit të famshëm G-Eazy, i cili po e ndihmon të kalojë sa më lehtë ndarjen. Dyshja është fotografuar në makinë, ndërsa kanë shkëmbyer edhe një puthje me njëri-tjetrin, duke konfirmuar kështu romancën e re.
As Ashley dhe as G-Eazy nuk reaguan për lajmin e lidhjes së re dhe fotot që po qarkullojnë në rrjet.
Mirëpo, duket se kjo romancë që bëri bujë në rrjet, mori fund shpejt.
G-Eazy është parë në krahët e modeles seksi të “Playboy”, Josie Canseco.
Ata u fotografuan shumë pranë njëri-tjetrit, teksa Josie kishte mbështetur këmbën e saj mbi këmbët e reperit, ndaj dhe nisën aludimet për një lidhje të re.