Mevlani dhe Juli, dy nga konkurrentët më të përfolur të programit “Për’puthen” kanë ardhur me një bashkëpunim për publikun.
Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Mevlani dhe Juli, janë bërë bashkë dhe kanë publikuar një këngë që mban titullin “(X5) SE”.
Kënga është me tekst të Julit dhe Petro Xhorit, ndërsa orkestrimi nga Xhulio Milloshi. Duket se teksti i këngës i referohet vajzave që pëlqejnë një jetë luksoze dhe për këtë nuk marrin parasysh asgjë tjetër.
Por, kujt i dedikohet kjo këngë që bëri lëmsh rrjetin? Kësaj pyetje i ka kthyer përgjigje Juli përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka sqaruar se teksti i tij është shkruar që në shtator të vitit 2020 dhe s’ka lidhje me asnjë personazh të emisionit.
Konkurrenti i “Për’puthen” tregon gjithashtu se tekstin e ka shkruar për dikë që ka njohur dy vite më parë.
Teksti i këngës:
Hajde peshk i freskët, karkalecë, midhje, oktapod, peshk i freskët…
Mami jot se di që ti s’je në shtëpi
Në orën 12-të ti zbret nga ballkoni
Po ta merrte vesh do i binte tensioni
Se vajza e saj çdo natë bredh me një flokëgjatë
Babi jot se di se ti tashmë je rritur
Ato që bënte mami, ti ja ke kaluar
I ke ikur nga duart prandaj po bredh me mua
Po ta merrje vesh o i zi, do më shtypje me taksi
Refreni:
Vajza po don me dale
Naze jo nuk paske
Jo mos e pyet ti babin
X5-sa poshtë pallatit
X2
Vajza jote zoti vjehërr bredh me mua në çdo ferrë
Jo mos qaj e mos bëj namin se ka ngjarë njëlloj me mamin
Vajza jote zonja vjehërr bredh me mua e me ca të tjerë
E kur s’jam unë në Shqipëri me sa bredh unë nuk e di..
1 dhe 1 bëjnë 2, ti njihesh në të gjithë Shqipërinë
Nga Vermoshi, Konispol, që të gjithë të kanë bërë gol.