Dhurata solli pamje magjepsëse nga vendi ku po pushon.
Dhurata Dora këto ditë po e shijon pushimin në ishujt Maldive, ndërsa të shumta janë fotografitë e videot që po i sjell nga atje.
Mëngjesin e sotëm, këngëtarja e nisi me një video, në të cilën tregoi se çfarë pamje ka nga shtrati.
Ajo e nisi ditën me një video ku tregon ambientin përrallor që e ka para dhomës së gjumit, ndërsa shkruan “U zgjova kështu”.
Artistja nuk ka preferuar të tregojë se kush tjetër përveç grimerit Arbër Bytyqi, po e shoqëron në këto pushime.
Ajo pritet që pas përfundimit të pushimit, të rikthehet me një projekt të ri muzikor.