Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka finalizuar mini-albumin e saj të ri, për të cilin tashmë ka edhe një datë.
Ajo ka njoftuar se albumi i ri me titull “Revelacion” do të publikohet më 12 mars dhe do të përmbajë gjashtë këngë.
Ky njëherësh është ep-i i parë i saj në gjuhën spanjolle, ndërsa e paralajmëroi me një imazh me gërsheta.
Pas kësaj, Selena reklamoi buzëkuqin e ri të markës së saj Rare Beauty, ku u shfaq me një imazh atraktiv.
28-vjeçarja kishte veshur një bluzë të zezë, ndërsa flokët i kishte lëshuar në kraharor dhe kishte vendosur një palë vathë diamanti.
Ajo nisi biznesin e saj me produkte të bukurisë në shtator të vitit të kaluar, fillimisht produktet e saj shiteshin përmes markës Sephora.