Këngëtari siç duket ka nisur xhirimin e projektit të ri për vitin 2021.
Ishte e fejuara e tij, Selvija e cila i ka publikuar një imazh nga studio ku Shpat Kasapi shihet duke punuar
“Kryevepra e re vjen së shpejti”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.
Projekti i fundit i këngëtarit është i publikuar 3 muaj më parë, ‘Lum e lum Nana’ mban emrin kënga e Shpat Kasapit.
Ndryshe, ky do të jetë projekti i parë i Shpat Kasapit për vitin 2021.