'S’ke lezet aq e dobët’ Nevina replikon me ndjekësin dhe tregon arsyen e rënies nga pesha

Mediale Vip

'S’ke lezet aq e dobët’ Nevina replikon me ndjekësin dhe tregon arsyen e rënies nga pesha

Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:39
Nevina Shtylla

Moderatorja Nevina Shtylla është shumë aktive në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë në Instastory komentin e një ndjekësi, i cili i ka shkruar:

“S’ke lezet aq e dobët”.

Nevina ka shkruar se ka rënë nga pesha pas infektimit me Koronavirus dhe pas 5 ditësh helmimi.

Kujtojmë se moderatorja u infektua pak kohë më parë dhe mungoi në emisionin “E diell”.

“Njerëz të mirë. 2 javë me Covid, 5 ditë helmim, shto dhe një javë tjetër ftohje të lehtë, besoj e kuptoni përse s’jam në formën më të mirë dhe jam dobësuar. Për fat tani jam mirë me shëndet dhe po vazhdoj të kujdesem për veten, kilet shkojnë e vijnë. Kujdesuni të keni shëndet të fortë se janë kohë të vështira këto që po jetojmë”, ka replikuar ajo. 

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat