Bashkëpunimi i dyshes ka rezultuar i suksesshëm.
Tayna dhe Flori dy javë më parë publikuar projektin “Magdalena”
Dyshja e lansuan me videoklip bashkëpunimin e tyre të parë i cili u prit shumë mirë nga fansat.
Me 17 shkurt e publikuan në platformën sociale YouTube klipin i cili vetëm për dy javë ka arritur 4 milionë shikime.
Ndryshe, ky ishte projekti i parë i lansuar nga Tayna dhe Flori, theksojmë se këngëtarja e sjelli Flori Mumajesi sërish në skenën muzikore pasi ai ka munguar gjatë vitit 2020 duke publikuar vetëm një këngë dhe atë në fund të vitit.