Ministria e Shëndetësisë me masat e fundit anti-COVID lejon grumbullimin e vetëm 50 personave.
Artistët tanë kanë shpeshtuar mbrëmjet muzikore pas heqjes së orës policore
Në kryeqytet, lokalet e shumta janë të mbushura me njerëz të cilët po argëtohen me muzikë live nga këngëtarët.
Lidhur me këtë situatë të krijuar së fundi, ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj në paraqitjen publike të javës së kaluar në raportimin për gjendjen me COVID-19 nuk përmendi çështjen e grumbullimit në vende të tilla.
Sidoqoftë, mediat kane kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, për të marrë përgjigje rreth asaj se a do të ketë ndonjë ndëshkim qoftë për artistët e estradës apo lokalet për mbrëmjet muzikore që si pasojë e tyre po bëhet grumbullimi i madh i njerëzve.
Në përgjigjen e MSH-së thuhet se Inspektoratet qendrore dhe lokale të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e Ligjit anti-COVID duhet të ndëshkojnë këto aktivitete.
“Inspektoratet qendrore dhe lokale, përgjegjëse për zbatimin e Ligjit anti-Covid kanë mandat që të ndalojnë dhe ndëshkojnë çdo aktivitet që zhvillohet në kundërshtim me masat e ndërmarra për mbrojtje nga kjo sëmundje. Në këtë aspekt, ata e kanë përkrahjen e plotë të Msh-së”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje.
Pavarësisht të gjithave, artistët kanë filluar të aktivizohen me mbrëmje muzikore, ku nuk është i paktë numri i të pranishmëve nuk dihet ende se çka do të ndodh tutje me këtë veprim të gastronomisë dhe artistëve.