Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”.
Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.
Herë pas herë Dojna tregon për ndjekësit e saj detaje të pazbuluara nga lidhja me Vlashentin. Së fundmi gjatë një bisede virtuale me fansat, moderatorja ka treguar hapur çfarë vlerëson më shumë tek Vlashenti, cilësitë që e kanë bërë të bjerë në dashuri kokë e këmbë me të.
“Mbi të gjitha tolerancën, mirëkuptimin, dhembshurinë dhe sigurisht kreativitetin që çdo ditë në tre vite bashkë të jetë e ndryshme nga tjetra”, është përgjigjur moderatorja.