Këngëtarja Dhurata Dora ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimet e fundit në Instagram, ku tregon se po shijon “pushimet e jetës”.
Ajo ndodhet në Maldive së bashku me mikun e saj, grimierin Arbër Bytyqi dhe po bën jetën që dëshiron.
Nga mëngjesi në darkë, këngëtarja na tregon aktivitetet e ditës së saj dhe të gjithë do të donim të ishim në vendin e Dhuratës.
Megjithëse ka një grimier me vete, ajo ka hequr dorë këto ditë nga grimi dhe na është shfaqur në Instagram më natyrale se kurrë.
Madje, videot e saj të fundit s’kanë pikë grimi, ndaj ju ftojmë t’i shihni këto pamje të Dhuratës që s’na ndodh t’i shohim shpesh.