Klea Huta dhe Elgit Doda kanë një familje tepër të bukur dhe 9 muaj më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi. Këto muaj dy prindërit e rinj kanë ndarë me ndjekësit momente mjaft të ëmbla me të voglin e tyre që iu ka ndryshuar jetën.
Ndonëse ndan shpesh postime të lezetshme me Kridin, Klea ende nuk na e ka zbuluar portretin e tij.
Më herët, Klea ka treguar se i vogli i saj ka nisur të hedhë hapat e parë dhe ky moment sigurisht që s’mund të shpëtonte pa u filmuar!
Në llogarinë e saj në Instagram, mami Klea ka ndarë foton e Kridit duke ecur vetë (sigurisht me ndihmë) në një qendër tregtare, ndërsa moderatoren s’e mban vendi nga gëzimi që djali i saj po rritet.
“Më lër të të dua edhe pak më shumë, para se të mos jesh më i vogël.”
Koha kalon kaq shpejt dhe Kridi është tashmë plot 9 muajsh!
Ndaj në InstaStory Klea ka ndarë një pikturë të fotos së saj me të birin në krahë, teksa i shkruan fjalët e ndjera nga zemra e një nëne:
“Bota ime sot 9 muajsh. Aq muaj sa e mbajta në barkun tim.”- shkruan Klea shoqëruar me një emoji ku tregon se është prekur.