Ledri u shpreh i pikëlluar për vdekjen e Cekës.
Sot (e premte) ka ndërruar jetë kuzhinierja e njohur shqiptare, Fikrije Ukelli-Ceka.
Ajo njihet për numrin e madh të recetave të cilat ndër vite i ndau me shikuesit në televizion e po ashtu edhe në librin e saj të gatimit.
Përmes një postimi në Instagram, reperi Ledri Vula ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Cekës, ndërsa kujton ushqimin e preferuar që ajo ia përgatiste me shumë qejf.
“Ceko, kurre askush nuk mund te beje me bakllaven me vishnje qe ma bojshe me shume qef. Pusho e qete”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kuzhinierja Ceka ishte 80 vjeçe.