Ronela së shpejti publikon këngët e albumit të ri.
Ronela Hajati tash e një vit nuk ka lansuar projekte të reja muzikore, por ka punuar për albumin e ri.
“Rron”, titullohet albumi i ri i Ronelës, i cili do të publikohet dalëngadalë gjatë këtij viti, ndërsa artistja së fundi dha detaje rreth tij.
Ajo bëri të ditur se tri këngë nga ky album do të publikohen gjatë këtyre tre muajve, për të vazhduar me të tjerat më pas.
Ndryshe, “Gënjeshtar dhe Pare” është kënga e fundit e Ronelës, që u publikua në shkurt të vitit që e lamë pas.