Mihrija është rikthyer për këngë të re.
Mihrije Braha është rikthyer me projekt të ri muzikor, të cilin kësaj radhe e solli në duet me një artist.
Kënga e re e saj titullohet “Nuk të lë për dikë tjetër”, ndërsa e solli në bashkëpunim me Bajram Dobrën.
Për tekstin e këngës u kujdes Aldi Loca, orkestrimin e bëri Samuel Kodra, muzikën Zani Locaa, kurse videoja është punuar nga MProduction.
Në klipin e kësaj kënge, Mihrija u shfaq elegante e veshur tërësisht në të bardha dhe dukej në formë të mirë.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Mihrije Braha me titull “Nuk të lë për dikë tjetër”.