Reperi Gold AG në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, sot (e shtunë) ka vizituar Prekazin.
Ai ka publikuar disa fotografi nga vizita që ia bëri Prekazit, ndërsa thotë se qysh i vogël e kuptoi qysh duhet me u dashtë Kosova.
“I vogël e kuptova, çysh duhet me u dashtë Kosova
Prekaz, 06 Mars 2021“, shkruan artisti.
Bashkë me Goldin në këtë vizitë u pa edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ai i Skënderajt, Bekim Jashari.
Kujtojmë se “Prej kur ka le dielli”është kënga e fundit e Goldit, në bashkëpunim me Ismet Bexhetin, e cila iu kushtua Hamëz Jasharit.