Kledi Kadiu ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me Shqipërinë megjithëse jetën e ka ndërtuar në Itali.
E ndërsa për momentin është e vështirë të lëvizësh apo vizitosh vende të ndryshme, balerini na tregoi se ka gjetur mënyrën që e bija mos harrojë gjuhën shqipe megjithëse nuk jeton këtu.
Me anë të disa vidoeve ai na tregoi se herë pas herë i jep asaj mësime për gjuhën shqipe. Sot e kishin radhën kafshët, për të cilat ai e pyet dhe e vogla thotë emërtimet në gjuhën shqipe.
Kledi ka treguar edhe më herët se e do shumë Shqipërinë dhe përveçse vjen sa herë gjen mundësinë, i ushqen edhe së bijës dashurinë për vendin e origjinës.
