Mozzik zgjerohet me biznese! Mos vallë ka një ‘copëz’ Loredanë edhe në këtë kompani?

Mediale Vip

Mozzik zgjerohet me biznese! Mos vallë ka një ‘copëz’ Loredanë edhe në këtë kompani?

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:17
Loredana dhe Mozzik

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, së shpejti do të depërtojë në industrinë e “hookah”.

Mësohet se është bërë çdo gjë gati për lançimin në treg të shijeve të ndryshme të shisha-ve të ideuara dhe konceptuara nga vetë Mozzik.

Janë krijuat shtatë shije të ndryshme dhe të personalizuara duke iu përshtatur preferencave të ndryshme dhe së shpejti do të nisë prodhimi i tyre.

“Madam” quhet një nga shijet dhe kjo i bëri ndjekësit e reperit të mendojnë menjëherë se i dedikohet Loredanës falë edhe projektit të dikurshëm të përbashkët.

Ky premtim është që përveçse në shije, ato të bëjnë diferencën edhe në aspektin e cilësisë që do jetë “tjetër nivel”.

Mësohet se së fundmi, Mozzik ka blerë një shtëpi të re në qytetin e tij, Ferizaj.

Këtë lajm, ai e ka zbuluar përmes një fotografie që ka postuar në InstaStory.  Vihet re se në këtë foto, reperi po nënshkron kontratën me përfaqësuesit ligjorë të lagjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat