Këngëtari ka ditëlindjen.
Alban Ramosaj ka lindur me 7 mars në vitin 1996.
Ai sot mbush 25 vjet, këngëtari ka festuar mbrëmë pranë më të dashurve të tij.
Përmes videove të publikuara në rrjete dhe fotografive u pa një atmosferë e bukur në të cilën argëtoheshin të ftuarit. Përveç motrave, Argjentina dhe Beatrix e pranishme ishte edhe Albërie Hadërgjonaj e cila është njëkohësisht edhe tezja e artistit shqiptar.
Ndryshe, Alban Ramosaj ka disa projekte të shumta muzikore të cilat pëlqehen nga publiku dhe kanë klikime në YouTube.