Të gjithë e dimë se dy vëllezërit e famshëm binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj, e nisën karrierën e tyre në spektaklin e humorit “Al Pazar”.
Aktori dhe moderatori i njohur Agron Llakaj ishte ai që i zgjati një dorë dy të rinjve në fillimet e tyre, ndërsa ata punuan fort për t’u bërë djemtë që janë sot.
Pavarësisht disa keqkuptimeve që kishin më herët, gjithçka mes vëllezërve dhe Agron Llakajt është sheshuar, madje ky i fundit cilësohet si mësuesi më i mirë nga dy aktorët.
Ndaj, urimi i Romeos dhe Donaldit këtë 7 Mars ka shkuar pikërisht për Agronin.
Ata kanë ndarë në rrjete sociale një foto me aktorin, të cilit i kanë shprehur mirënjohjen e respektin e tyre të thellë.
Të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë duartrokitur këtë gjest të dy vëllezërve, të cilët vazhdojnë t’i jenë mirënjohës personit që i ndihmoi të ngrihen aty ku janë sot.