Gigi Hadid ka hequr dorë nga flokët biondë me të cilët e mbajmë mend historikisht. Supermodelja e zëvendësoi ngjyrën e saj të preferuar me një ngjyre të re të kuqërremtë xhinxheri, që duket se është kthyer në fiksimin e saj.
Fansat mbetën të suprizuar, pasi Gigi nuk ka bërë një ndryshim kaq të madh asnjëherë. Mirëpo, duket se ajo u frymëzua për t'i lyer flokët në këtë ngjyrë pasi pa “The Queen's Gambit” në Netflix.
Pamjen e re e publikoi vetë Hadid në Instagram, ku fillimisht ndau disa fotografi gjatë procesit të lyerjes, ndërsa më pas publikoi pamjen e përfunduar. Ajo ia besoi pamjen parukierit Panos Papandrianos, i cili realizoi një ngjyrë të guximshme xhinxheri, që është perfekte për këdo që dëshiron të eksperimentojë me flokët e kuqërremtë, por nuk dëshiron një ngjyrë zjarri.
Në fakt, ndër ngjyrat me trendy të pranverës së këtij viti është pa dyshim kjo e kuqe xhinxheri. Duke qenë se e aprovoi edhe Gigi, s’na mbetet gjë tjetër për të thënë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/07/auto_-640-0-6043b57f3bcdc1615143178.png)